Takimi i Dytë të Bordit të Shkollës së Doktoratës në ICT u mbajte me date 28 dhjetor 2023
Në përpjekje për të avancuar fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT) në vendin tonë, ka ndodhur një hap i rëndësishëm drejt krijimit të Shkollës së Doktoratës në ICT, si rezultat i projektit PhDICTKES. Kjo shkollë krijohet në bashkëpunim me partnerët strategjikë: Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT).
Takimi i dytë i Bordit të Shkollës së Doktoratës në ICT u mbajt me sukses më datën 28 dhjetor 2023. Pjesëmarrës në këtë takim ishin anëtarët e Bordit ku pjesë e bordit është edhe zv.Dekania e FSHK-së Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani, të cilët janë personalitete të shquara në fushën e ICT dhe arsimit të lartë në vend.
Ndër temat kryesore të diskutuara në këtë takim ishin hartimi i planit të punës për vitin e ardhshëm, përcaktimi i programeve të doktoratës, dhe organizimi i aktiviteteve shkencore dhe shpërndarjes së njohurive në fushën e ICT. Po ashtu, u diskutua rreth partneritetit me sektorin privat dhe përfshirjes së komunitetit në procesin e zhvillimit të shkollës së doktoratës.
Në këtë takim të veçantë, kemi kënaqësinë të njoftojmë se si pjesëmarrës të ftuar kishim personalitete të rëndësishme nga universiteti Linnaeus në Suedi, si Arianit Kurti dhe Anita Mirijamdoter. Pjesëmarrja e tyre kontribuoi në diskutimet e pasura dhe të frytshme për të ardhmen e Shkollës së Doktoratës në ICT dhe aplikimet për projekte të reja ERASMUS.