

Mbahet punëtoria e projektit LAIA në UUHP
Punëtoria dyditore e projektit LAIA u mbajt më 20 dhe 21 maj 2026 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Gjatë punëtorisë u diskutuan rezultatet e arritura deri më tani dhe u përcaktuan detyrat e ardhshme që duhet të përfundohen në kuadër të projektit.
Në takim morën pjesë koordinatorët e projektit nga University of Piraeus, si dhe partnerët nga University of Southern Danimark, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Mesdhetar i Tiranës, Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti Buqësor i Tiranës.
Vlen të theksohet se të gjithë këta partnerë janë gjithashtu pjesë e organizimit të Hackathon-it për Inteligjencë Artificiale në ITP, ku Universiteti “Ukshin Hoti” është partner, së bashku me projektin LAIA. Studentë nga universitetet partnere të projektit LAIA marrin pjesë në këtë Hackathon.
Punëtoria u përmbyll me shpërndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes nga koordinatorja e projektit për UUHP, Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani.
Nga UUHP në takim morën pjesë edhe Prof.Ass.Dr.Arbër Beshiri dhe Florinde Kryeziu nga Zyra e Projekteve.





