

Pjesëmarrja e FSHK-së në vizitën zyrtare në Norwegian University of Science and Technology (NTNU) në kuadër të projektit TKAEDiTE
Në kuadër të projektit TKAEDiTE (Transforming the Kosovo and Albanian Education System by Introducing Digital Technology in Teacher Education), përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike morën pjesë në një vizitë zyrtare tre-ditore në Norwegian University of Science and Technology (NTNU), në kampusin Gjøvik, Norvegji.
Në këtë vizitë morën pjesë Prof. Asoc. Dr. Arsim Susuri dhe Dr. sc. Ass. Endrit Fetahi, të cilët përfaqësuan FSHK-në në një program të pasur me punëtori, prezantime dhe aktivitete ndërvepruese.
Gjatë qëndrimit në NTNU, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me infrastrukturën moderne universitare, praktikat më të mira në mësimdhënie dhe përdorimin e teknologjive digjitale në arsim. Agjenda përfshiu tema si programet e studimit në informatikë, High Performance Computing, inteligjenca artificiale në arsim, si dhe metoda bashkëkohore të vlerësimit dhe organizimit të mësimdhënies.
Vizita përfshiu gjithashtu prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë, vizita në laboratorë dhe institucione arsimore, si dhe diskutime mbi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe zhvillimin e mëtejmë të arsimit përmes inovacionit digjital.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe modernizimit të sistemeve të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri përmes integrimit të teknologjisë në edukim.










