Takim me Ministren e Ekonomisë për projektin KREN
Me date 02.06.2022 zv.Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani mori pjesë në takimin e ftuar nga Ministrja e Ekonomisë znj.Rizvanolli.
Me ftesë të Ministres së Ekonomisë me rastin e vizitës së nivelit të lartë drejtues të Bankës Botërore zv.Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani e shoqëruar nga ass.Arbër Beshiri morën pjesë në takimin i cili për qëllim kishte diskutimin e rezultateve të projektit KREN ku edhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është përfitues.
Një delegacion i lartë në nivel të drejtorëve rajonal të Evropës Jug-Lindore nga Banka Botërore kanë parë drejtpërdrejtë sukseset e projektit KODE dhe posaçërisht projektin e KREN-it.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka përfitime të shumta nga ky projekt si pajisja e kampusit universitar me Wireless konektim për të gjithë stafin dhe studentët, përdorimi i shërbimeve në Claude, Azure, Office, përdorimi i infrastrukturës së qendrës së të dhënave për hulumtime dhe ushtrime laboratorike, përdorimi i laboratorëve të KREN të lokalizuar në ITP-Prizren për trajnime dhe vizita studimore, etj.
Ky bashkëpunim do vazhdoj edhe në të ardhmen.