

Vizite studimore në ITP
Klubi i Studentëve TIT me datën 15.01.2024 organizoi një vizitë të suksesshme në Innovation and Training Park në Prizren. Gjatë kësaj vizite, kemi njohur shumë partnere të shquar të ITP-së, duke përfshirë KREN (Kosovo Research and Education Network), Cacttus Educatuon, Best Vision Balkan, ITP Coworking Space, MakerSpace dhe shumë të tjerë që gjenden brenda ITP-së.
Eksperiencat dhe njohuritë e fituara gjatë kësaj dite ishin frymëzuese dhe do të ndihmojnë në zhvillimin tonë të ardhshëm profesional. Faleminderit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!











