Vizitë studimore e Stafit akademik të FSHK-së në Linnaeus University
Në kuadër të ERASMUS+ICM projektit që FSHK ka me Linnaeus University Departamentin e Informatikës ndodhen në vizitë studimore nga data 15.04.2024 deri 19.04.2024 zv. Dekanja e FSHK-së Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani, zv.Prodekani Prof.Asoc.Dr.Naim Baftiu dhe Ass.PhD.c. Betim Maloku.
Në kuadër të kësaj vizite stafi akademik prezantoni para departamentit Fakultetin, projektet, fushat e hulumtimit dhe projektet e ardhshme që mund të jenë potencial për bashkëpunim. Gjithashtu patën mundësin të vizitonin Qendrën e Inovacionit dhe kërkimit EPIC ku u njohën nga afër me hulumtimet që bëhen në atë qendër, bashkëpunimin që ata kishin me bizneset dhe implementimin e ideve inovative të studentëve.