

U mbajt punëtoria e rradhës në kuadër të projektit LAIA (19.11.2025 - 20.11.2025)
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, nga data 19.11.2025 – 20.11.2025, u mbajt punëtoria e rradhës (takimi i rradhës) në kuadër të projektit LAIA. Në këtë takim moren pjesë Prof. Asoc. Dr. Zirije Hasani (online) dhe Prof. Ass. Dr. Arbër Beshiri. Gjatë këtij takimi, nga përfaqësuesi i Universitetit “Ukshin Hoti”, përkatësisht i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, prof. Arbër, u prezantuan aktivitetet e realizuara përgjatë vitit 2025 lidhur me projektin, si organizimi i hackathon për inteligjencë artificiale në bashkëpunim me ITP gjatë Festivalit të Aftësive Digjitale në maj, 2025 dhe integrimi i lëndëve me elemente të inteligjencës artificiale në programin ekzistues të studimeve master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Punëtoria ka përfshirë aktivitete të realizuara në kuadër të WP4 dhe WP6, nënshkrimin e amendamentit mbi nivelin e shpërndarjes së rezultateve të menaxhimit të projektit dhe detyra tjera të paraplanifikuara. Në fund të takimit u diskutua edhe për hapat e rradhës në kuadër të projektit përkatës.







