

U mbajt mbledhja e bordit këshillëdhënës industrial (BKI) në FSHK
Në datën 26 mars 2026, në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt me sukses mbledhja e bordit këshillëdhënës industrial (BKI) të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Mbledhja u iniciua nga u.d. Dekani, Prof. asoc. dr. Arsim Susuri, në koordinim me Kryetarin e BKI-së, z. Enis Qafleshi, dhe u zhvillua në Sallën e Senatit.
Gjatë kësaj mbledhjeje u trajtuan çështje me rëndësi për zhvillimin akademik dhe profesional të fakultetit, duke përfshirë:
- Zhvillimet aktuale në programet studimore dhe aktivitetet akademike
- Diskutime për përditësimin dhe avancimin e programeve ekzistuese
- Propozime për hartimin e programeve të reja studimore
- Përshtatjen e kompetencave të studentëve me kërkesat e tregut të punës
- Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe industries
- Mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore dhe zhvillimore
- Organizimin e aktiviteteve në mbështetje të zhvillimit profesional të studentëveNë përfundim, BKI ofroi rekomandime konkrete për hapat e ardhshëm, duke synuar rritjen e cilësisë së arsimit dhe forcimin e lidhjes me industrinë.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike mbetet i përkushtuar ndaj inovacionit, bashkëpunimit dhe përgatitjes së studentëve për sfidat e tregut të punës.




