Takimi i radhës së Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike
Mbështetur në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe rregulloret në fuqi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi në koordinim me Kryetarin e BKI-së zt. Enis Qafleshi, inicioi mbledhjen e BKI-së (Bordit Këshillëdhënës Industrial) të FSHK-së, e cila u mbajt me 15.12.2022 (e Enjte), nga ora 17.00, në sallën e mbledhjeve në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me këtë:
Rend të Ditës:
- Bashkëpunimi në hartimin e programeve të reja dhe modifikimin e programeve studimore ekzistuese;
- Vlerësimi i Syllabusëve;
- Në secilën lëndë në këtë semestër të mbani të paktën një ligjëratë me të ftuar nga BKI dhe në përgjithësi nga industria;
- Të bashkëpunoni në Programet e praktikës në koordinim me Qendrën e Karrierës dhe t’i zgjeroni marrëveshjet e bashkëpunimit për punë praktike;
- Participimi i përfaqësuesve të punëdhënësve në Bordet Këshilldhënëse (plotësimi nëse ka nevojë me të ri ose zëvendësim);
- Identifikimi i temave për hulumtim nga profesorët dhe studentët;
- Iniciativa të përbashkëta të bashkëpunimit workshop, etj. Të paktën një workshop të mbahet deri në fund të vitit;
- Bashkëpunimi për aplikim në projekte të përbashkëta për thithjen e grandeve: Qeveria, BE, etj;
- Organizimin e panaireve të karrierës;
- Participimi i përfaqësuesve të punëdhënësve në organizmin e aktiviteteve jashtë kurikulare të studentëve (Parlamenti i studentëve, ngjarje kulturore, etj.);
- Identifikimi i temave për hulumtim në konsultim me bizneset.
Për më shumë detaje rreth takimit në linkun në vijim gjeni procesverbalin e takimit.