Takimi i radhës në kuadër të projektit ERASMUS LAIA
Sot me datë 02.09.2024 u mbajt online takimi i radhës i projektit LAIA në të cilën Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është partnere. Në takim mori pjesë koordinatorja e projektit Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani në të cilën u diskutua për aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit dhe aktivitetet e ardhshme u planifikuan për ti përmbushur detyrat që dalin nga ky projekt. Gjithashtu u diskutua për takimin e dytë fizik që do mbahet në Tiranë në muajin Nëntor 2024. Qëllimi i projektit është hartimi i programit të ri studimor në nivelin mastër që lidhet me Inteligjencën artificiale dhe akreditimi i programit deri në fund të përmbylljes së projektit.