Takimi i radhës i Bordit Këshillëdhënës Industrial në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike
Mbështetur në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe rregulloren për themelimin dhe parimet e funksionimit të Bordit Këshillëdhënës Industrial të njësive akademike të Universitetit ‘’Ukshin Hoti’’ Prizren me nr.01-393 dt. 06.09.2022, Zv. Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof.Asoc.Dr. Zirije Hasani, inicioi mbledhjen e BKI-së (Bordit Këshillëdhënës Industrial) të FSHK-së, e cila u mbajt me 11.04.2024 (e Enjte), nga ora 10.00, në sallën e mbledhjeve në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me këtë:
Rend të Ditës:
10:00 – 10:10 Mirëseardhje
Dr. Zirije Hasani, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
10:10 – 10:30 Prezantimi i anëtarëve të rinjë
Dr. Zirije Hasani, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike
10:30 – 10:45 Prezantim i shkurtë rreth projektit PSPSHE
Prezantimi nga: Getoar Krasniqi, Specialist i Marrëdhënieve me Industrinë e TIK
10:45 – 11:00 Votimi i udhëheqësisë së re të BKI
Për më shumë detaje rreth takimit në linkun në vijim gjeni procesverbalin e takimit.