

Takimi i dytë i menaxhmentit të projektit LAIA u mbajt me sukses në Tiranë dhe online
Më datë 14 dhe 15 nëntor 2024, u zhvillua me sukses takimi i dytë i menaxhmentit të projektit ERASMUS LAIA (Laboratory on Articial Intelligence in Albania and Kosovo (Project number: 101128818)), i cili u organizua në një format hibrid, duke kombinuar pjesëmarrjen fizike në Tiranë dhe atë virtuale.
Në këtë projekt është partner Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe në takim morën pjesë Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani e cila është edhe kordinatore e projektit dhe stafi akademik Prof.Asoc.Dr.Samedin Krrabaj dhe Ass.Endrit Fetahi.
Në këtë takim, përfaqësuesit e partnerëve të projektit shqyrtuan progresin e deritanishëm dhe ndanë rezultatet e punëve të kryera në fazat fillestare. Gjithashtu, u diskutuan në detaje detyrat dhe afatet e ardhshme për zbatimin e qëllimeve të projektit.
Pikat kryesore të takimit përfshinë:
- Prezantimin e raportit mbi aktivitetet e realizuara deri tani.
- Vlerësimin e impaktit të fazës së parë të projektit dhe identifikimin e sfidave.
- Diskutimin mbi zhvillimin e moduleve të reja edukative dhe veglave teknologjike që do të mbështesin përdorimin e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme.
- Planifikimin e aktiviteteve të ardhshme dhe ndarjen e përgjegjësive mes partnerëve.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për të garantuar cilësi dhe ndikim pozitiv në rezultatet përfundimtare të projektit. Gjatë takimit, u sigurua gjithashtu një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave, duke forcuar marrëdhëniet mes partnerëve ndërkombëtarë.
Takimi u mbyll me optimizëm dhe angazhim të palëve për të ndjekur planin e dakordësuar, duke përmbushur objektivat e projektit LAIA në kohën dhe mënyrën më të mirë të mundshme.
Rreth projektit LAIA:
Qëllimi i projektit LAIA është zhvillimi dhe zbatimi i programit studimorë në nivel master për Inteligjencën Artificiale (IA), i cili do të ofrohet në Institucione të Arsimit të Lartë që janë pjesë e konsorciumit.
LAIA synon të ofrojë mundësi arsimore të avancuara në Shqipëri dhe Kosovë, duke i mundësuar këtyre rajoneve të ndjekin teknologjitë në zhvillim dhe të përfitojnë nga përparimet kërkimore në këtë fushë.
Projekti LAIA synon të promovojë zbatimin e inteligjencës artificiale përmes edukimit dhe inovacionit, duke kontribuar në përmirësimin e aftësive teknologjike dhe përgatitjen për sfidat e së ardhmes.
Partnerët e projektit janë:
- University of Piraeus Research Center-Coordinator
- Syddansk Universitet
- Mediterranean University of Albania
- University of Elbasan “Aleksandër Xhuvani”
- Agricultural University of Tirana
- Polytechnic University of Tirana
- Universum College-Kosovo
- University of Prizren Ukshin Hoti-Kosovo



