

Takim mes studentëve përfitues të praktikës dhe bizneseve në ITP
Më datë 07 maj 2025, u zhvillua një takim i rëndësishëm në ambientet e ITP-së (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren) mes studentëve përfitues të punës praktike dhe përfaqësuesve të bizneseve pjesëmarrëse. Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë me përfaqësuesit e ITP-së, veçanërisht z. Visar Haxhifazliu, si dhe Dekanatin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (FSHK).
Ky projekt është duke u implementuar tash e tre vite dhe synon të ofrojë përvojë të drejtpërdrejtë në tregun e punës për studentët e FSHK-së. Përmes këtij programi, studentët ndjekin punë praktike me pagesë, ku 40% të pagesës e mbulon Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, i cili gjithashtu ofron trajnime shtesë për studentët dhe ndan bursa në vlerë prej 200 euro për secilin student për pjesëmarrje në këto trajnime në ITP.
Qëllimi kryesor i këtij programi është përgatitja sa më e mirë e studentëve për tregun e punës, duke rritur aftësitë praktike dhe profesionale të tyre në fushën e teknologjisë.
Studentët prezantuan aftësit dhe njohurit e veta para bizneseve dhe gjithashtu bizneset shpalosen ofertat e tyre për punë praktike dhe punësim.
Në këtë takim mori pjesë edhe ud.Dekanja e FSHK-së, Prof. Asoc. Dr. Zirije Hasani, e cila falënderoi ITP-në dhe organizatën gjermane GIZ për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në realizimin me sukses të kësaj nisme.














