

Studentja e FSHK-së Egzona Berisha, fiton vendin e parë në hackathon ndërkombëtar në Danimarkë
Studentja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prizrenit, Egzona Berisha, ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar vendin e parë në një hackathon të mbajtur në Kopenhagë, Danimarkë ![]()
Egzona mori pjesë në këtë garë së bashku me studentët Gjergj Çuni dhe Jeta Krasniqi (nga Universiteti i Prishtinës), në konkurrencë me studentë nga universitete të ndryshme të botës, në një sfidë intensive 24-orëshe.
Projekti i tyre, ShieldTwin, është një aplikacion i fokusuar në detektimin e rrjeteve Wi-Fi të pasigurta dhe identifikimin e sulmeve si Evil Twin dhe phishing. Zgjidhja analizon metadata të rrjetit (BSSID, Gateway, DNS), të cilat përpunohen nga AI agents për të vlerësuar në kohë reale nivelin e rrezikut dhe për të kthyer një vendim të menjëhershëm për përdoruesin.
Ky implementim u vlerësua nga juria për qasjen praktike dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në adresimin e sfidave reale të sigurisë kibernetike.
Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme për Universitetin e Prizrenit dhe dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes, kreativitetit dhe profesionalizmit të studentëve tanë në konkurrencë ndërkombëtare ![]()
Urime Egzonës dhe ekipit për këtë arritje të jashtëzakonshme!





