

Studentët prezantojnë me sukses punimin shkencor në konferencën ndërkombëtare CSIT® 2025
Studentët Fatlind Mazreku dhe Shukri Kryeziu kanë përfaqësuar me dinjitet dhe profesionalizëm institucionin tonë në Konferencën Ndërkombëtare CSIT® 2025 International Conference ne 19 dhe 20 Qershor 2025, ku prezantuan punimin e tyre shkencor me titull:
“Implementation of Real-Time Anomaly Detection Algorithm for Big IoT Sensor Data for Smart Agriculture”.
Ky punim është rezultat i një pune të përkushtuar kërkimore dhe ka të bëjë me zbatimin e algoritmeve për detektimin e anomalive në kohë reale në të dhënat e sensorëve IoT, me fokus të veçantë në bujqësinë e mençur (smart agriculture). Hulumtimi ofron qasje inovative për përmirësimin e efikasitetit dhe menaxhimit të të dhënave në bujqësinë moderne përmes teknologjisë së avancuar.
Ky projekt hulumtues është zhvilluar në kuadër të projektit të udhëhequr nga Prof. Zirije Hasani, i cili është financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) dhe projekti HEI’25.
Prezenca dhe kontributi i studentëve tanë në këtë konferencë ndërkombëtare paraqet një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit ndërmjet studentëve dhe stafit akademik në fushën e kërkimit shkencor, si dhe një dëshmi e potencialit të lartë kërkimor që po zhvillohet në institucionin tonë.
Urime të përzemërta për Fatlindin, Shukriun, Rrezartit, Taulantit dhe Prof. Zirije Hasanin për këtë arritje të rëndësishme!






