

Studentët e FSHK shkëlqejnë në hackathon-e rajonale e ndërkombëtare
Në këto gara kreative dhe sfiduese, studentët tanë – si Alpet Gexha, Edin Grazhda, Sibora Berisha,, Çlirim Allaqi, Enes Shehu, Poema Karjagdiu, Raes Zogaj, Sufjan Misini, dhe Dionesa Bytyci – kanë prezantuar ide dhe zgjidhje të reja teknologjike, duke u shpërblyer me vende të rëndësishme dhe mundësi profesionale.
ExMachina – studentët tanë u shpërblyen me vendin e 2-të, dhe disa prej tyre fituan edhe mundësi pune dhe internship në kompaninë Sentry.
HackaVers – studentët e FSHK-së prezantuan aplikacionin Diagnothink, një asistent inteligjent shëndetësor, dhe u rendit në vendin e 3-të.
MerrBio – studentët zhvilluan një platformë që lidh fermerët vendas me konsumatorët, duke fituar vendin e 4-të në finale.
Cyber Security Challenge Kosova & Albania – në kualifikime arritën vendin e 6-të, ndërsa në finale siguruan vendin e 5-të, duke dëshmuar afters të larta në siguri kibernetike.
International Cybersecurity Defense Challenge 2025 – studentët e FSHK përfaqësuan Kosovën në këtë garë ndërkombëtare, organizuar në bashkëpunim me Iowa State University dhe institucionet e sigurisë nga SHBA dhe Kosova.
Junction ITP Prizren dhe JunctionX Tirana – pjesëmarrje me projekte inovative, duke fituar përvojë të vlefshme dhe duke prezantuar talentin e studentëve tanë në skenë rajonale.
Këto arritje janë dëshmi e punës së palodhur të studentëve dhe përkushtimit të stafit akademik për të mbështetur talentin e tyre. Universiteti “Ukshin Hoti” dhe FSHK janë krenarë për sukseset e arritura dhe do të vazhdojnë të inkurajojnë studentët në garat e ardhshme.








