

Studentët e FSHK-së pjesë e shkëmbimit studentor me Erasmus ICM projekt
Fakulteti i Shkencave kompjuterike vazhdon me programin e shkëmbimit të studentëve me Linaeus University në Suedi për disa vite radhazi në kuadër të projektit ERASMUS ICM.
Dy student nga niveli mastër Valon Ibrahimi dhe Ramadan Sezallari ndodhen për studime në Linaeus University në semestrin dimëror 2024-25.
Semestrin veror 2023-24 tre student nga FSHK-ja Laida Abazi, Vesa Cikaqi dhe Çlirim Allaqi përfunduan me sukses një semestër studime në po të njëjtin universitet.
Përvoja e studentëve e përshkruar shkurtimisht:
“Eksperienca jonë në Linnaeus University përmes Erasmus+
Ne, si studentë të Universitetit të Prizrenit, kemi përjetuar një udhëtim transformues në Linnaeus University përmes programit Erasmus+. Përveç mësimit akademik, kemi zbuluar diversitetin kulturor dhe fuqinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Çdo ditë është një mundësi për të eksploruar ide të reja dhe për të ndërtuar ura me njerëz nga vende të ndryshme.
Kjo përvojë na ka bërë më të fortë, më të hapur ndaj botës dhe më të përgatitur për sfidat e ardhshme. Me entuziazëm, mezi presim të sjellim këto përvoja të vlefshme në rrethin tonë në Prizren.”



