

Studentët dhe profesorët e FSHK pjese e Festivalit "Digital skills festival" në ITP
Profesorët e Fakultetit të shkencave kompjuterike Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani dhe PhD.c.Ass.Endrit Fetahu me rreth 100 student nga ky fakultet morën pjesë në festivalin me te madhe te organizuar nga ITP ne Prizren dhe bashkë organizuar edhe nga po këta profesor nga Fakulteti i shkencave kompjuterike.
Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani mori pjese edhe në panelin e diskutimit lidhur me rezultatet e hulumtimit dhe ndërlidhja e Universiteteve me industrinë. Studentet patën mundësinë të marrin pjesë në shumë trajnime, punëtori dhe aktivitete te tjera kulturore. Vlen te theksohet se ne festival morën pjese profesor dhe student nga te gjitha universitetet publike dhe private ne Kosove dhe shkollat e mesme të Prizrenit. Ky festival planifikohet te organizohet çdo vite.