SHPREHJE INTERESI PËR PUNË PRAKTIKE DHE TRAJNIME NË ITP
Bazuar në vendimin Këshillit Drejtues me nr.prot. 01-664 të datës 23.10.2023, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për punë praktike për studentët e FSHK-së, shpall shprehje interesi për punë praktike dhe trajnime në ITP.
Menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në përpjekjen e vazhdueshme për të siguruar punë praktike për studentët prezanton Programin për Punë Praktike dhe Trajnime në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren.
Programi përkrahet nga UUHP dhe ndërmjetësohet nga Qendra për Transformim Dixhital në ITP Prizren, pjesë e së cilës është edhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.
- Punë praktike
- Deri 20 studentë
- Kohëzgjatja e punës praktike: 3 deri në 6 muaj
- Rroga minimumi 200€ me financimin si vijon: 80€ UUHP dhe minimum 120€ kompania
- Çdo student që do jetë pjesë e punës praktike në ITP gjithashtu do të ketë mundësi të marr pjesë edhe në Trajnime të ofruara në ITP, të cilat trajnime UUHP i mbulon në vlerën 200€ maksimumi për 20 praktikant.
- Procedura e përzgjedhjes së studentëve
Kushtet për punë praktike do jenë: nota mesatare, të jenë në vitin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në nivelin e studimeve THEMELORE dhe në vitin e parë ose të dytë të studimeve në nivelin MASTER në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.
Dokumentet që duhet të dorëzohen gjatë aplikimit:
- Letër motivimi ku do specifikohet arsyeja pse dëshironi të ndjekni punën praktike apo trajnimin;
- CV/Biografia;
- Çertifikata e notave;
- Çertifikata e lindjes;
- Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze (jo e detyrueshme)
Pas përfundimit të thirrjes publike do të krijohet lista me kandidatët që plotësojnë kushtet bazike dhe do të organizohet testi në fushat për të cilat janë pozitat për punë praktike. Kandidatët me më shumë pikë në test do propozohen për pozitat për punë praktike. Me kandidatët e përzgjedhur do realizohet edhe intervista nga kompanitë në ITP.
Fakulteti do të krijoj listën me studentët që do të jenë në pritje për punë praktike dhe në bazë të kërkesave që vinë nga kompanitë e lokalizuara në ITP do të dërgohen studentët përkatës.
Nga kjo ofertë nuk mund të përfitojnë kompanitë që nuk ndodhen në lokacionet e ITP Prizren.
Kohëzgjatja e konkursit është deri më datën 15.12.2023 deri në ora 16:00 nga data e shpalljes së saj në faqen zyrtare të Universitetit. Dorëzimi i dokumenteve bëhet te Sekretarja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Provimi selektues do të mbahet më 18.12.2023 në ora 13:00 dhe shpallja e rezultateve do bëhet më së largu deri më datë 20.12.2023.
Sqarim: Listat e studentëve të përzgjedhur do të dorëzohen në ITP dhe sipas nevojës së bizneseve do të thirren studentët për punë praktike, kurse për trajnime do ofrohet nga ITP trajnimet aktive dhe studentët do zgjedhin ku dëshirojnë të ndjekin trajnimin. Puna praktike dhe trajnimet të gjitha janë në fushën e shkencave kompjuterike.
Vërejtje: Me aplikimin në këtë program, studentët pajtohen që të dhënat e tyre të ndahen me Projektin e GIZ-it si dhe kompanitë që operojnë në ITP Prizren.
Kryesuese e Këshillit/zv.Dekane
Prof. Asoc. Dr. Zirije Hasani