

Sesion Informues për Digital Skills Festival 2025 në ITP Prizren
Më datë 14 maj 2025 ora 9:00, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike (FSHK) – salla 431, do të mbahet një sesion informues për Digital Skills Festival 2025, i cili organizohet nga Parku i Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren (ITP Prizren).
Gjatë këtij sesioni, përfaqësues nga ITP do të prezantojnë qëllimin, aktivitetet dhe mundësitë që ofron festivali, si për studentët ashtu edhe për profesionistët e fushës së teknologjisë dhe inovacionit. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth mënyrave të përfshirjes në festival, aplikimit për punëtori, ekspozita teknologjike dhe shumë të tjera.
Ftohen të gjithë studentët dhe të interesuarit të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për t’u lidhur me komunitetin digjital dhe për të eksploruar mundësitë që sjell Digital Skills Festival 2025.
Linqet për festivalin:
https://eu.junctionplatform.
https://kick-tick.com/events/



