Stafi akademik i FSHK Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani dhe Asistentët Arbër Beshiri dhe Arta Misini morën pjesë në Trajnimin tre-ditor rreth Ri-dizajnimit të Kurrikulës i ofruar nga IOWA University
Nga data 4-6 Qershor Stafi akademik I FSHK-së morën pjesë në trajnimin tre-ditorë të organizuar në kuadër të projektit që kanë me USAID. Trajnimi me titull “Trajnimi i stafit akademik për të identifikuar dhe zhvilluar mundësi të mësimit përmes përvojës ‘experiential learning’ në lëndët e tyre (ridizajnim i kurrikulës)” u realizua nga profesor nga IOWA University. Në fund të trajnimit stafi akademik u certifikua si trajner të cilët kanë mundësi të ofrojnë këtë trajnim për të tjerët në kuadër të QPM-së.