

Punësimi i studentëve të FSHK-së në ITP përmes projektit me GIZ-in gjerman
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ka filluar punësimi i studentëve nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të cilët ndoqën punën praktike me pagesë përmes projektit “Increasing employability of UPZ IT students through Internships & Training at ITP” në kompanitë ku kanë ndjekur punën praktike që ndodhen në ITP Prizren. Programi përkrahet nga Projekti i GIZ-it për themelimin e Qendrës për Transformim Dixhital në ITP të financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ). Ky program është në kuadër të bashkëpunimit me Projektin e GIZ-it për të shndërruar Qendrën për Transformim Dixhital nga një projekt në një konsorcium të anëtarëve dhe partnerëve, pjesë e të cilit është edhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren. Rroga minimumi 200€ me financimin si vijon: 80 € GIZ, 80 € UPZ dhe minimum 40€ kompania.
Nga ky program kanë përfituar deri tani 13 student ku 7 prej tyre pas përfundimit të punës praktike 6 mujore do të fitojnë kontratë pune të rregullt në kompanitë që ndodhen në ITP. Vlen të theksohet se 4 prej tyre kane filluar punën nga 1 gushti 2023 me kontratë të rregullt pune. Pra suksesi i projektit u arritën me punësimin e studentëve tanë të cilët ende janë duke ndjekur studimet në FSHK.
Edhe një herë Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dëshmon se studentët i përgatit për tregun e punës dhe kjo dëshmohet më së miri me suksesin që ata kanë treguar gjatë punës praktike sepse kanë fituar kontratë pune. Iniciues dhe koordinatore e këtij projekti është Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani.
Gjithashtu vlen të theksohet se në fillim të muajit gusht janë thirr student të tjerë në intervistë për punë praktike të cilët janë në listën e pritjes.
Ky projekt u jetësua edhe me përkrahjen e madhe nga stafi i punëtoreve të GIZ në ITP.
Studentët përfitues nga programi për punë praktike janë si vijon:
| Emri dhe Mbiemri | Company | |
| 1 | Diellza Muqaj | Best Vision |
| 2 | Alejna Tashkëran | Best Vision |
| 3 | Alejna Zurnagji | Best Vision |
| 4 | Endrit Shemsedini | Cacttus |
| 5 | Rukije Morina | Cacttus |
| 6 | Anita Hajdari | Cacttus |
| 7 | Ledjan Bajrami | Cacttus |
| 8 | Andi Vehapi | Makerspace |
| 9 | Germanium Morina | Coders’ Hub |
| 10 | Dafina Dellova | Coders’ Hub |
| 11 | Ermira Bajrami | Coders’ Hub |
| 12 | Elsa Ramadani | Coders’ Hub |
| 13 | Burim Kryezi | Coders’ Hub |
Studentët që janë në proces të punsimit pas punës praktike janë:
| Emri dhe Mbiemri | Company | |
| 1 | Diellza Muqaj | Best Vision |
| 2 | Alejna Tashkëran | Best Vision |
| 3 | Alejna Zurnagji | Best Vision |
| 4 | Rukije Morina | Cacttus |
| 5 | Germanium Morina | Coders’ Hub |
| 6 | Ermira Bajrami | Coders’ Hub |
| 7 | Elsa Ramadani | Coders’ Hub |



