

Pjesmarje në eventin e KREN ITP
Më 14 Shkurt 2024, Klubi Studentor TIT mori pjesë në një takim të rëndësishëm të organizuar nga KREN në ambientet e ITP. Takimi kishte për qëllim të adresonte sfidat dhe mundësitë në fushën e infrastrukturës digjitale dhe shërbimeve arsimore në Kosovë.
Në takim, pjesëmarrësit diskutuan në detaje për planin dhe objektivat e KREN për të përmirësuar sistemin arsimor nëpërmjet teknologjisë. Diskutimet u fokusuan në çështje të tilla si integrimi i platformës Moodle për mësimin online, sigurimi i pajisjeve dhe qasjes në internet për institucionet arsimore, si dhe zhvillimi i platformës së shërbimeve të KREN.
Takimi ishte një platformë e rëndësishme për të përcaktuar hapat e ardhshëm dhe për të koordinuar veprimet për avancimin e arsimit dhe teknologjisë në Kosovë. Me angazhimin e pjesëmarrësve dhe bashkëpunimin e institucioneve arsimore, pritet të ndërtohet një infrastrukturë moderne dhe efikase për të përmbushur nevojat e komunitetit arsimor në Kosovë.






