Njeriu kundër Dobot-it inteligjent në lojën Checkers
Kjo tezë paraqet një krah robotik i cili është në gjendje të luajë lojën damë kundër njeriut.
Loja luhet në një tabelë shahu, ku krahu robotik vendoset përballë njeriut dhe vendoset kamera statike në anën e majtë të tabelës së shahut. Kamera përdoret për të identifikuar gjendja e lojës dhe lëvizjet e njeriut, dhe lëvizja e radhës e robotit vendoset bazuar mbi të dhënat e mbledhura nga kamera.
Si krah robotik kemi përdorur modelin Dobot Magician i kompanisë Dobot, i cili është shumëfunksional dhe i projektuar për trajnim praktik në arsim. Ne kemi përdorur gjuhën e programimit Python për përpunimi i imazhit dhe realizimi i lëvizjeve robotike të krahut.