

Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi për vitin akademik 2025/2026
Bazuar në Rregulloren për mobilitet të studentëve në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren me nr.prot. 01/675/A të datës 29.12.2022 dhe në kuadër të ICM ERASMUS projektit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në mbledhjen e mbajtur me date 06.03.2025 miratori hapjen e thirrjes për dy pozita për një semestër studime në Linnaeus University për semestrin dimëror 2025-26 për të gjitha nivelet e studimit.
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim të studentëve për vitin akademik 2025/2026 (Gusht 2025 deri Janar 2026) e cila ju krijon mundësinë studentëve të studiojnë në këtë Universitet për një semestër (semestri dimëror 2025-26).
Thirrja dedikohet për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët do ndjekin vazhdimin e studimeve edhe për 1 (një) semestër në Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University.
Pas përfundimit të studimeve 1 (një) semestrale studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara në Universitetin ku ka vijuar studimet.
Vendet e lira janë 2 (dy) pozita në nivelin e studimeve BACHELOR apo MASTER
Kushtet:
- Të jetë student i rregullt në nivelin e studimeve bachelor apo master në FSHK;
- Të ketë note mesatare mbi 8;
- Afati për aplikim është deri më date 17.03.2025 (aplikimi duhet të bëhet te referentja e FSHK-së);
- Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master.
Dokumentet për aplikim:
- Çertifikata e lindjes;
- Transkripta e notave;
- Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze.
Pagesa e shkollimit, qëndrimit, jetesës dhe udhëtimit janë të mbuluara nga projekti ERASMUS+ me të cilën Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është përfituese.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike do të formoj komisionin i cili do të bëjë përzgjedhjen e studentëve përfitues dhe listën e studentëve ja dërgon Këshillit të Fakultetit për miratim.
Afati i aplikimit është deri me date 17.03.2025, dokumentacioni i aplikimit dorëzohet te zyrtarja për shërbimin e studentëve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.
Në linkun në vijim mund të gjeni lëndët që mund ti ndjekin gjatë studimeve https://lnu.se/en/education/exchange-studies/courses-and-programmes-for-exchange-students/?semester=Autumn+2024
Informatat lidhur me shkëmbimin e studentëve mund të gjeni në linkun: https://lnu.se/en/education/exchange-studies/
Kalendari akademik: https://lnu.se/en/education/study-at-linnaeus-university/academic-calendar/
Për detajet do të njoftoheni pas përzgjedhjes tuaj!



