

Mbahet takimi i radhës i projektit ERASMUS+ LAIA
Dekanë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Asoc. Dr. Zirije Hasani, mori pjesë në takimin e radhës të projektit ndërkombëtar ERASMUS+ LAIA, i cili u mbajt online më data 04.04.2025.
Gjatë këtij takimi u diskutuan punët e realizuara deri më tani në kuadër të projektit, si dhe u shqyrtuan hapat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në të ardhmen. Diskutimet u fokusuan në implementimin e mëtejshëm të mjetëve të analizës së të dhënave në arsimin e lartë, ndarjen e përvojave nga institucionet partnere dhe forcimin e bashkëpunimit mes universiteteve pjesëmarrëse.
Pjesëmarrja e Prof. Asoc. Dr. Hasani në këtë aktivitet konfirmon përkushtimin e fakultetit ndaj përfshirjes aktive në projekte ndërkombëtare që synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe modernizimin e proceseve akademike përmes teknologjisë dhe inovacionit.



