Më 29.02.2024 dhe 01.03.2024, u zhvillua takimi i parë mes partnerëve të projektin LAIA (Laboratori i Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë) në Universitetin e Piraeus në Greqi. Në këtë takim, u diskutuan të gjitha fazat e punës në kuadër të projektit dhe u miratua strategjia e marketingut për këtë projekt. Pjesëmarrës në këtë takim ishin zv.Dekani i Fakultetit të Shkencave të Kompjuterikës dhe Matematikës, Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani, njëherësh koordinatore e projektit LAIA, dhe Prof.Asoc.Dr.Samedin Krrabaj. Qëllimi kryesor i këtij projekti është hartimi i programit të studimit në nivel master në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe akreditimi dhe regjistrimi i studentëve në këtë program studimi. Projekti LAIA koordinohet nga Piraeus University në Greqi dhe partnerët janë Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Universiteti i agrikulturës në Tiranë, Universiteti Southern Denmark, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Mediterian i Tiranës dhe Kolegji Universum.