

jCoders dhe U. "Ukshin Hoti" organizojnë “Womens and girls in technology”
Eventi “Womens and girls in technology”, qellim kryesor ka ndërgjegjësimin e rolit të grave dhe vajzave në teknologji dhe punë,
Gjate eventit do organizohen prezantime nga vajzat e jCoders dhe të Universitetit, të cilat do të demonstrojnë projektet dhe përvojat e tyre gjate punës në teknologji. Me pastaj do zhvillohen diskutime të hapura për rolin dhe ndikimin e teknologjisë në ditët e sotme, si dhe ndikimin dhe fuqinë e gruas në këtë lëmi.
Përveç diskutimeve dhe prezantimeve të shumta që do të zhvillohen, vajzat e pasionuara pas teknologjisë me ndihmën e trajnerëve të jCoders do të zhvillojnë lojën e tyre të pare të cilën më pastaj e prezantojnë para nënave dhe grave.
Veçanërisht sot ne duam të inkurajojmë të gjithë që vajzat të orientojnë punën e tyre në teknologji dhe të mundin stigmen diskriminuese ndaj punës së femrave në STEM.
Datë: 10.3.2022
Vendi: Amfiteatri i Madh (Në Rektorat)
Koha: 13:00