

Hackathoni për Inteligjencë Artificiale u organizua në kuadër të projektit LAIA
Më 22 dhe 23 maj 2025, në bashkëpunim me industrinë dhe Innovation and Training Park (ITP), u organizua Hackathoni për Inteligjencë Artificiale (IA) si pjesë e aktiviteteve të projektit LAIA.
Në këtë ngjarje morën pjesë studentë nga të gjitha universitetet e Kosovës, të cilët zhvilluan ide inovative dhe zgjidhje praktike duke përdorur teknologjitë më të fundit të Inteligjencës Artificiale.
Qëllimi i këtij hackathoni ishte të nxisë kreativitetin, punën ekipore dhe aplikimin praktik të njohurive në fushën e IA-së, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet akademisë, industrisë dhe sektorit të inovacionit.
Ngjarja u vlerësua si një sukses i madh dhe si një hap i rëndësishëm drejt promovimit të inovacionit digjital dhe zhvillimit të aftësive të reja për studentët kosovarë. Në organizmin e Hackathon moren pjesë Prof.Zirije Hasani, Prof. Arbër Beshiri dhe Asistentja Marigona Krasniqi. Të njejtit ishin mentor të studentëve për dy ditë radhazi.













