Ftesa nga USAID per sesion informues 19.10.2023
Të nderuar studentë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues të aktivitetit pesëvjeçar të financuar nga USAID, “Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”. Përmes këtij sesioni mund të informoheni për mundësitë e zhvillimit të aftësive tuaja nëpërmjet: trajnimeve online, mundësive të mentorimit, krijimit të klubeve të studentëve dhe punës praktike.
Me këtë rast, në sesioni e lartpërmendur do t’ju ofrohen më shumë informata për mundësitë e angazhimit tuaj.
Ju mirëpresim të enjten më 19 tetor 2023, duke filluar nga 11:00 – 11:45, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prizrenit.
Shënim: Zyret e aktivitetit të USAID janë në disponueshmërinë tuaj për çdo sqarim të mëtutjeshëm
.
University of Prizren
Denur Paçaku
Program Assistant – Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education
USAID Grantee
Iowa Consortium, University of Iowa
Faculty of Economy, office 213
Prizren, Kosovo, 20000
+38348265012
[email protected]