

Filloi zyrtarisht përgatitjet për Digital Skills Festival
Kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për Digital Skills Festival, një ngjarje e rëndësishme teknologjike që synon të forcojë aftësitë dixhitale dhe inovacionin në rajon. Në kuadër të këtij festivali, organizohet edhe një Hackathon në Inteligjencë Artificiale (AI), që bashkon studentë dhe profesionistë nga vende të ndryshme të Evropës.
Takimi organizues u mbajt më 13 janar 2026, ku u diskutua programi i aktiviteteve, sfidat kryesore dhe mënyrat e bashkëpunimit midis institucioneve pjesëmarrëse. Në këtë panel morën pjesë përfaqësues nga universitetet nga Shqipëria, Greqia (Pireus) dhe Syddansk Universitet (SDU), Danimarkë, si dhe partnerë të tjerë akademikë dhe industrialë.
Qëllimi kryesor i këtij festivali është të promovojë aftësitë e reja dixhitale, veçanërisht në fushën e teknologjive të avancuara dhe Inteligjencës Artificiale, duke ndihmuar studentët dhe profesionistët e rinj të zhvillojnë projekte inovative dhe të krijojnë rrjete bashkëpunimi ndërkombëtare.
Festivali pritet të përfshijë prezantime nga ekspertë të fushës, sesione trajnimi, punëtori teknike dhe një Hackathon AI ku ekipet konkurojnë për zgjidhje kreative dhe teknologjike. Kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të gjeneratës së re të specialistëve dixhitalë dhe përgatitjes për sfidat e tregut global të punës.
Organizatorët theksuan se ky festival do të ofrojë një platformë për shkëmbim ideje, mësim, dhe partneritete ndërkombëtare, duke rritur mundësitë për studentë dhe profesionistë të interesuar në teknologji dhe inovacion. Ne takim nga Universiteti i prizrenit mori pjesë Prof.Zirije Hasani e cila është e përfshir çdo vitë në organizimin e këtij festivali.



