Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, sot mori pjesë në garën për siguri kibernetike, e cili është zhvilluar në Prishtinë., organizuar nga International CYBERSECURITY EXERCISE 2024 nga IOWA State University nga SHBA. Në garë po marrin pjesë të gjitha universitetet publike dhe private të Republikës së Kosovës si dhe Universiteti Politeknik nga Tirana dhe Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova. Pjesë e këtij organizimi është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me ushtrinë amerikane.
Nga FSHK , nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Naim Baftiu janë studentët: Alpet Gexha, Denisa Temaj, Erolinda Mazreku dhe Petrit Bajraktari.