

Dekanja e FSHK mori pjes në takimin e bordit të projektit Digital4Bussines në ITP
Me datë 31.05.2024 Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani mori pjesë në takimin e fundit përmbyllës të projektit Digital4Bussines ku ishte anëtare e bordit. Nga ky projekt Universiteti “Ukshin Hoti” ka pasur disa përfitime si:
- Ndihma teknike dhe pagesa e qeras për hapjen e zyrës së QKITD në ITP
- Ka paguar eksperten Kroate Prof.Petra e cila për 1 vitë ka analizuar legjislacionin e Universitetit tonë dhe ka rekomanduar Universitetin si të fundkionalizoj QKITD
- Kampusi i Universitetit është paisur me rrjet Warless fal paisjeve që janë blerë nga ky projekt
- Një numër i madhë i studentëve kanë ndjekur trajnime pa pagesë në ITP
- Ky projekt ka financuar punën praktike të studentëve të FSHK në bizneset e ITP
- Ka financuar për 3 vite organizimin e Digital Skills Festival



