

Më 10 Nëntor u mbajt takimi online për projektin LAIA
Sot 10 Nëntor u mbajt takimi online për projektin LAIA, me pjesëmarrjen e të gjithë koordinatorëve të partnerëve të projektit.
Gjatë takimit u diskutua në detaje për organizimin e takimit fizik që do të mbahet në Universitetin e Elbasanit më datë 19 dhe 20 nëntor 2025.
Në këtë takim u shqyrtuan aktivitetet e ardhshme të projektit, duke përfshirë:
- përgatitjen e MOOC trajnimit (kursit online të hapur),
- zbatimin e platformës online,
- dhe ofrimin e moduleve për programin master në Inteligjencë Artificiale (IA).
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese, me qëllim që të sigurohet zbatimi i suksesshëm dhe në kohë i aktiviteteve të projektit LAIA. Në takim mori pjesë Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani e cila është koordinatore për Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.



