Përbëhet nga:
- Prof. Asoc. Dr. Naim Baftiu – koordinator/ kryetar;
- Prof. Asoc. Dr. Malush Mjaku, anëtar;
- Ass. Endrit Fetahi, PhD. can., anëtar;
- Ma. Sc. Arbnore Shehu, anëtare;
- Valon Ibrahimi, anëtar (Student)
Përbëhet nga:
Komisioni për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti
Komisioni për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti përbëhet nga:
1.1. Koordinatori për sigurimin e cilësisë në nivel fakultetit (një personel akademik që ka njohuri rreth gjuhës angleze);
1.2. Një profesor;
1.3. Një asistent;
1.4. Sekretari i fakultetit; dhe
1.5. Një student me notë mesatare mbi nëntë dhe që e njeh mirë gjuhën angleze.
Komisionin për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti e propozon dhe e miraton Këshilli i Fakultetit;
Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti janë:
3.1. Monitorimi i procesit mësimor dhe raportimi lidhur me mbarvajtjen e procesit;
3.2. Organizimi për procesin e vlerësimit të stafit akademik, shërbimeve administrative, programeve të studimit etj, realizohet duke përdorur pyetësorët dhe instrumentet për vlerësim;
3.3. Hartimi i planit të veprimit për zbatimin e standardeve të cilësisë në nivel të fakultetit dhe programeve studimore;
3.4. Harton planet e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të AKA-së, në nivel të fakultetit;
3.5. Analizon kurrikulat e programeve dhe kurseve, harton raporte dhe kujdeset për zbatimin e rekomandimeve;
3.6. Analizon kalueshmërinë nëpër kurse dhe propozon marrjen e masave;
3.7. Monitoron, mbledh dhe raporton për të dhënat, mbi shkallën e braktisjes së universitetit,
3.8. Shqyrton dhe i propozon masat për të ulur shkallën e braktisjes të studentëve nga studimet;
3.9. Monitoron shkallën e kënaqshmërisë së studentëve me programet studimore;
3.10. Monitoron burimet mësimore dhe, mbështetjen për studentët;
3.11. Monitoron dhe vlerëson programet e zhvillimit të karrierës për të diplomuarit;
3.12. Analizon përmbajtjen e planit për punën kërkimoro-shkencore;
3.13. Monitoron dhe analizon efektshmërinë e procedurave të vlerësimit për studentë;
3.14. Monitoron dhe analizon infrastrukturën mësimore dhe shërbimet mbështetëse;
3.15. Monitoron zbatimin e programeve për përsosmëri në mësimdhënie;
3.16. Monitoron zbatimin e planit për përditësimin e shërbimeve studentore;
3.17. Obligohet që të gjitha raportet, analizat, dhe rekomandimet t’i përcjellë te Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë;
3.18. Mban të paktën dhjetë mbledhje në vit, ose më shumë sipas nevojës;
3.19. Më tridhjetë janar dhe, tridhjetë qershor të secilit vit kalendarik dorëzon raportin e punës në Këshillin e Fakultetit, dhe në Komisionin Qendror për Sigurimin e Cilësisë. Në këtë raport duhet të përfshihen edhe raportet e vlerësimeve për secilën kategori në bazë të instrumenteve respektive të vlerësimit.
18/10/2022
Vendimi mbi formimin e komisionit për sigurimin e cilësisë në FSHK
15/10/2021
Vendimi mbi formimin e komisionit për sigurimin e cilësisë në FSHK
04/10/2021
Vendimi mbi formimin e komisionit për sigurimin e cilësisë në FSHK
03/02/2020
Vendimi mbi formimin e komisionit për sigurimin e cilësisë në FSHK