You are here:

kthehu mbrapa

Programi i studimit: Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi

Cikli i studimeve: cikli i dytë (master)

Fakulteti: i Shkencave Kompjuterike

Titulli: Master i Shkencës në Shkenca Kompjuterike – Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi

ECTS/ Kohëzgjatja e studimeve: 120 kredi/ 2 vite

Akreditimi: Vendimi i akreditimit

Semestri i parë Semestri i dytë
Matematikë e avancuar për shkenca kompjuterike Algoritmet e zgjedhura
Kompjutim jokonvencional Kërkimi dhe ekstraktimi i të dhënave nga web-i
Modelimi i avancuar i të dhënave dhe bazës së të dhënave Hyrje në shkencën e të dhënave
Principet e avancuara të gjuhëve të programimit Kompjutim cloud i avancuar
Multimedia kompjuterike Teknologjia e gjuhës
Parimet e sistemit të informacionit gjeografik Matematika diskrete
Teknologjia arsimore Analiza e rrjeteve
 

Semestri i tretë

 

Semestri i katërt

Inteligjenca artificiale e avancuar Tema e diplomës
Tema të zgjedhura nga siguria kompjuterike
Rrjetet e sensorëve pa tela
Metodat empirike kërkuese
SDI me fokus në zhvillim të aplikacioneve
Mekatronika
Sinjalet dhe sistemet

 

Duke përfunduar këtë program studimi, studentët do të marrin kompetencat e mëposhtme për t’i mundësuar ato plotësisht:

– Zhvillimi i të menduarit kritik, analitik dhe sintetik.

– Aftësia për të përcaktuar, kuptuar dhe në mënyrë kreative t’i përgjigjet sfidave profesionale në fushën e shkencës së informatikës dhe informacionit.

– Aftësia për të përdorur njohuritë e fituara për zgjidhjen e problemeve profesionale dhe shkencore dhe për zgjerimin e njohurive të fituara.

– Aftësi në metodat e hulumtimit në fushën e shkencave kompjuterike.

– Aftësia për menaxhimin administrativ të proceseve që lidhen me kërkimin shkencor, industrinë, arsimin dhe fusha të tjera.

– Aftësia e komunikimit profesional me shkrim në fushat e shkencave kompjuterike dhe teknologjive të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze.

– Aftësia për të transmetuar njohuri.

– Aftësia për të kërkuar burime të njohurive dhe për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin.

– Pajtueshmëria me parimet e sigurisë, funksionale, ekonomike dhe mjedisore.

– Aftësia e punës së ekipit brenda mjedisit profesional.

– Zhvillimi i përgjegjësisë profesionale dhe etikës.

– Kompetencat themelore në fushën e shkencave kompjuterike dhe të informacionit, të cilat përfshijnë njohuritë teorike, njohuritë praktike dhe aftësitë thelbësore për punën në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjive të komunikimit.

– Njohja e detajuar e shkencave kompjuterike dhe të informaciconit dhe aftësia për të aplikuar njohuritë e fituara në fusha teknike dhe fusha të tjera relevante profesionale (ekonomia, shkencat organizative, etj.).

– Aftësia për të transmetuar njohuri për bashkëpunëtorët në grupet e teknologjisë dhe hulumtimit.

– Njohuri praktike dhe shkathtësi të pajisjeve kompjuterike, të softuerit, teknologjisë së informacionit dhe teknologjive të komunikimit të nevojshme për punë profesionale të suksesshme në shkencat kompjuterike dhe të informacionit.

Studentët, pas përfundimit të studimeve, fitojnë thirrjen akademike “Master” në Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi. Të diplomuarit e FSHK-së do të jenë në gjendje të punojnë si inxhinierë të sistemeve softuerike, programues të ueb-it dhe softuerë aplikacionesh, dhe menaxherë të qendrës së përpunimit të të dhënave. Gjithashtu, ata do të jenë në gjendje të hartojnë dhe të zbatojnë sisteme industriale ose inxhinierike me ndihmën e kompjuterëve. Në mesin e të diplomuarve tanë, një numër i konsiderueshëm janë të punësuar në kompani vendore dhe ndërkombëtare, duke ofruar shërbime teknologjike, por gjithashtu ka edhe prej tyre që janë të përfshirë në arsimimin e brezave të ardhshëm dhe duke kontribuar me hulumtime të reja shkencore.a

Njohuritë dhe të kuptuarit

  • Tregon njohuri dhe dijeni në fushat e shkencave kompjuterike, teknologjive të informacionit dhe bazat e elektroteknikës.
  • Tregon njohuri dhe dijeni në fushat e teknologjive të informacionit, harduerët kompjuterikë dhe sistemet softuerike, rrjetat kompjuterike, sistemet e informacionit, sistemet e kontrollit, multimediumet dhe sistemet e telekomunikacionit.
  • Ka njohuri të gjuhës angleze.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

  • Projektim, krijim dhe mirëmbajtje të disa sistemeve kompjuterike, si dhe zbatim i zgjidhjeve të orientuara në harduer.
  • Projektim, zbatim dhe servisim i rrjetave kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit.
  • Implementim dhe mirëmbajtje i sistemeve të kontrollit, sistemeve të integruara, sistemeve multimediale dhe sistemeve të informacionit.
  • Zbatim i zgjidhjeve të aplikueshme për probleme të orientuara në harduer-softuer, duke filluar me fazën e analizimit, hartimit dhe zbatimit e deri në fazën e performimit, testimit, analizimit të performancës dhe mirëmbajtjes.

Aftësitë për të vlerësuar

  • Vlerësim, kontekstualizim dhe marrje  vendimesh për zgjidhje të duhura softuerike dhe harduerike.
  • Shfrytëzim i teknikave për zgjidhje të problemeve në mënyrë që të sigurohen me efikasitet zgjidhje të TIK.
  • Vendosni për përdorimin e mjeteve adekuate (mjetet për zhvillim).

Aftësitë e komunikimit

  • Pjesëmarrje dhe organizim i punës ekipore.
  • Prezantim, dokumentim dhe komunikim i dokumentacionit teknik.
  • Vlerësim, argumentim dhe paraqitje e zgjidhjeve për pyetje, probleme dhe ide të ndryshme në fushëm e TIK.
  • Gjetje, organizim dhe klasifikim i informacioneve në fushën e TIK (dokumente për harduer / softuer, manuale).

Aftësitë e të mësuarit

  • Aftësim për t’i mësuar dhe përdorur komponentët e rinj harduerikë.
  • Përvetësim dhe përdorim i sistemeve softuerike.
  • Vlerësim, mësim dhe përdorim i mjeteve të reja për krijimin dhe/apo mirëmbajtjen e zgjidhjeve harduerike-softuerike.
  • Demonstrimi i shkathtësive për punë seminarike dhe laboratorike.