1

U. “Ukshin Hoti” dhe jCoders realizuan eventin “Womens and girls in technology”

“Ukshin Hoti” dhe jCoders realizuan eventin “Womens and girls in technology”

Më datë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren u mbajte ngjarja kushtuar femrave për nder të ditës së gruas 8 Marsi. Ky takim u organizua nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Akademia jCoders.

Eventin e hapi Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Hasani e cila ju dëshiroj mirëseardhje nënave dhe vajzave të pranishme. Ajo potencoi se ky event “Womens and girls in technology”, qellim kryesor ka ndërgjegjësimin e rolit të grave dhe vajzave në teknologji dhe punë.

Gjate eventit u realizuan prezantime nga vajzat e jCoders dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të cilat demonstruan projektet dhe përvojat e tyre gjate punës në teknologji. Gjithashtu u zhvillua diskutim i hapur mes nënave dhe psikologes lidhur me ndikimin e teknologjisë te fëmijët dhe si ta përdorin atë pozitivisht. Gjithashtu si të ndikojnë nënat në përkrahjen e vajzave të tyre të studiojnë në fushën e Shkencave Kompjuterike.

Përveç diskutimeve dhe prezantimeve të shumta që u zhvilluan, vajzat e pasionuara pas teknologjisë me ndihmën e trajnerëve të jCoders zhvilluan lojën e tyre të pare në laboratorët e Informatikës në FSHK të cilën më pastaj e prezantuan para nënave dhe grave.