1

U mbajt punëtoria një ditore për 3D modelim dhe animacion në ITP-Prizren

U mbajt punëtoria një ditore për 3D modelim dhe animacion në ITP-Prizren

Në kuadër të aktiviteteve jashtë kurikulare që menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike organizon në vazhdimësi, më date u realizua punëtoria një ditore për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në ITP Prizren, konkretisht u mundësua shfrytëzimi i laboratorit për 3D printim dhe animacion që ndodhet në ITP dhe u ofrua trajnim për përdorimin e pajisjeve të atilla nga përgjegjësit e asaj qendre. Ky trajnim është realizuar për me arritur që teoria të zbatohet në praktikë pra njohurit që ata i marrin nga ligjëratat dhe ushtrimet për lëndët përkatëse ti implementojn edhe në praktik. Aktivitetet e këtilla do vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllimin e avancimit të njohurive të studenteve tanë.