1

Arbër Beshiri, mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, mori pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare për Rrjetizim të Arsimit dhe Hulumtimit (TNC22), në Trieste (Itali) nga data 13 – 17 qershor, 2022

Arbër Beshiri, mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, mori pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare për Rrjetizim të Arsimit dhe Hulumtimit (TNC22), në Trieste (Itali) nga data 13 - 17 qershor, 2022

Mësimdhënësi Arbër Beshiri mori pjesë në punimet (sesionet) e Konferencës Ndërkombëtare për Rrjetizim të Arsimit dhe Hulumtimit (TNC22), e cila u mbajt në Trieste (Itali) nga data 13 – 17 qershor, 2022. TNC22 është konferenca më e madhe dhe më prestigjioze e rrjeteve të arsimit (edukimit) dhe kërkimit, me audiencë të larmishme me mbi 1000 pjesëmarrës nga më shumë se 70 vende të ndryshme të botës që përfaqësojnë rrjetet kombëtare dhe rajonale të kërkimit dhe edukimit, universitetet, ofruesit e teknologjisë dhe shumë projekte shkencore-botërore nga teknologjitë e informacionit. Duke bashkuar vendimmarrësit, specialistët e rrjeteve dhe sigurisë, ekspertët e menaxhimit të aksesit dhe identitetit, hulumtues, akademikë dhe studentë, TNC ofron përvojë unike për bashkëpunim mes palëve përkatëse. Kjo konferencë përkrahet nga koorporatat e mëdha të teknologjisë, si: Microsoft, Google, Amazon, Nokia, Huawei, Oracle, etj., të cilët kanë kontribuar me projekte shkencore dhe demostrimin e skenarëve real përgjatë sesioneve të konferencës TNC22.