1

Studentët e FSHK-së vazhdojnë studimet për 6 muaj në Linnaeus University në Suedi

Studentët e FSHK-së vazhdojnë studimet për 6 muaj në Linnaeus University në Suedi

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, 3 studentë nga FSHK janë duke ndjekur vazhdimin e studimeve për 1 semestër në Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University.
Pas përfundimit të studimeve 1 semestrale, studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara.
Pagesa e shkollimit, qëndrimit, jetesës dhe udhëtimit janë të mbuluara nga projekti ERASMUS+ ku FSHK është përfituese.