1

Stafi i FSHK-së mori pjesë në trajnimin “HERAS PLUS Workshop on Horizon Europe Project Proposal Writing”

Stafi i FSHK-së mori pjesë në trajnimin "HERAS PLUS Workshop on Horizon Europe Project Proposal Writing"

Trajnimi i organizuar nga HERAS “HERAS PLUS Workshop on Horizon Europe Project Proposal Writing” u mbajt me datë 22 shtator 2022 në Prishtinë. Në këtë trajnim morën pjesë dekanja e FSHK-së, Prof. Ass. Zirije Hasani, shefi për mësim Ass. Arbër Beshiri, Ph. D. c. dhe Ass. Endrit Fetahu, Ph. D. c.

Në trajnim u diskutuan specifika se si të shkruhen propozimet e projekteve në kuadër të programit Horizon Europe dhe nënprogrameve të tij dhe si të aplikohet në projekte në harmoni me kërkesat e programit përkatës. Gjatë trajnimit, grupet punuese kanë zhvilluar nga një propozim projekt!

Punimet e trajnimit u përmbyllen me prezantimin e ideve për projekte nga secili grup punues dhe komunikimin e tyre bazuar në specifikat e programit Horizon Europe.