1

Realizohen trajnimet në AWS dhe AGILE/SCRUM për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët kanë përfituar bursa trajnimi nga marrëveshja me Ex-Cite

Me datat 23 dhe 24 Shkurt u zhvillua me sukses trajnimi në Amazon Web Services (AWS), ndërsa në datat 01 dhe 02 Mars u realizua trajnimi në AGILE Basics & SCRUM. Ky cikël trajnimesh u organizua falas, në kuadër të marrëveshjes bashkëpunuese me kompaninë Ex-cite dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte të ofrojnë njohuri dhe aftësi thelbësore në fushat përkatëse për studentët, duke i përgatitur ata për tregun e punës në fushën e teknologjisë së informacionit.

Pjesëmarrësit e trajnimeve u përballën me sfida praktike dhe mësuan nga ekspertë të fushës, të cilët ndanë me ta njohuritë e tyre të thella dhe përvojat praktike.

Si rezultat i angazhimit dhe përpjekjeve të tyre gjatë këtyre sesioneve, studentët arritën të certifikohen, duke u dhënë një avantazh konkurrues në karrierat e tyre të ardhshme.