1

Pritje solemne pēr studentët e rinj në FSHK, 18 Tetor 2021

Pritje solemne pēr studentët e rinj në FSHK, 18 Tetor 2021

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën janë pritur në mënyrë solemne studentët e rinj të regjistruar në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2021/2022, në kuadër të aktiviteteve.

“Java e mirëseardhjes 2021”. Pritja e tyre u organizua nga menaxhmenti i Universitetit dhe nga dekanatet e njësive akademike. Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor dhe Prorektorja për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore, Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, morën pjesë në pritjen solemne, duke ju uruar fillim të mbarë të studimeve dhe suksese.

Të hënë mirëpritëm studentët e Fakultetit të Filologjisë, të FSHK-së dhe të FSHJM-së, ndërkaq nesër, e martë, në mënyrë të organizuar do të mirëpresim studentët e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Ekonomisë.

Studentët u priten nga menaxhmenti dhe stafi akademik dhe administrativ i Njësisë akademike. Në fillim Dekani foli në pika të shkurtra mbi historikun e fakultetit dhe programeve, për misionin dhe vizionin, si dhe njoftojë studentët me Stafin akademik.

Më pas, prodekanët dhe shefa për mësim të njësive akademike prezantuan në pika të shkurtra programet (një syllabus model, Pasqyrën e programit, kalueshmërinë, vlerësimin, lëndët (Z, O), ECTS, etj.

Koordinatori i Qendrës së Karrierës &Alumnit z. Nehat Gashi i njoftoi studentët me vizioni, misionin, detyrat dhe përgjegjësitë e QKA-së, dhe i njoftoi  doracakun për studentin dhe çështjet tjera që lidhen me këtë Qendër .

Po ashtu para studente prezantuan edhe kryetarët e këshillave studentore të njësive akademike.

Në fund studentët u njoftuan me infrastrukturën brenda Fakultetit dhe Kampusit Universitar.

Materialet e prezantuar në Javën e Mirëseardhjes do të publikohen në webfaqe në hapësirat e secilit program studimor të njësive akademike.