1

Njoftim mbi provimet diferenciale në nivelin Master në FSHK për vitin akademik 2021-2022

Komisioni i Studimeve i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në takimin e mbajtur me datë i propozuan Këshillit te FSHK-së listën e studentëve që duhet të ju nënshtrohen provimeve diferenciale. Këshilli i FSHK-së në mbledhjen e mbajtur më datë njëzëri u pajtua që të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të pranuar në vitin akademik 2021/22 në nivelin e studimeve MASTER nga Universitetet tjera Publike dhe Kolegjet private, janë të obliguar që t’iu nënshtrohen provimeve shtesë-plotësuese.

Lëndëve të cilat duhet të ju nënshtrohen studentët janë:

  • 1. Bazat e të dhënave,
  • 2. Rrjetat Kompjuterike dhe
  • 3. Algoritmet dhe Programimi

Studentët që kanë të përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike – Drejtimi Kompjuterik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore – Drejtimi Kompjuterik, janë të liruar nga provimet shtesë.

Studentët  të cilët do t’ju nënshtrohen provimeve diferenciale nuk mund të regjistrojnë vitin e dytë respektivisht semestrin e tretë pa i kryer provimet shtesë për lëndët e lartcekura.

Lista e studenteve (me ) te dates që duhet t’u nënshtrohen provimeve pranuese është në fund të faqes ne formatin PDF:

Dekanati i FSHK-së