1

Një delegacion nga komuna e Bingenit në Gjermani vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Një delegacion nga komuna e Bingenit në Gjermani vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani – u.d. Dekane në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të premten ka pritur në takim një delegacion nga Komuna e Bingenit nga Gjermania. Pjesë e delegacionit ishin Thomas Fesser – kryebashkiaku i Bingenit, Jurgen Port – zyrtar, Annete Hammel nga subjekti SPD dhe Arjeta Nezaj përkthyese. Ndërkaq u.d. Dekanja ishte e shoqëruar edhe nga PhD.c. Arber Beshiri shef për mësim në FSHK.

Vizita në Universitet është realizuar në kuadër të vizitës që janë duke zhvilluar në komunën e Prizrenit, duke ditur se për një kohë të gjatë Prizreni është i binjakëzuar me Bingenin.

u.d. Dekanja Hasani i njoftoi mysafirët me gjendjen e Universitetit, në veçanti për të arriturat dhe sfidat e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Ndërkaq, para mysafirëve disa student të kësaj njësie akademike prezantuan punën e tyre.