1

Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi

Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi

Mundësi studimi në Linnaeus University Suedi

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim të studentëve për vitin akademik 2022/2023 e cila ju krijon mundësin studentëve të studiojnë në këtë Universitet për një semestër (semestri pranveror 2022-23).

Thirrja dedikohet për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët do ndjekin vazhdimin e studimeve edhe për 1 semestër në Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University..

Pas përfundimit të studimeve 1 semestral studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara në Universitetin ku ka vijuar studimet.

Vendet e lira janë 3 pozita

Kushtet:

  • Të jetë student i rregullt në FSHK
  • Të ketë note mesatare mbi 8

Afati për aplikim është deri më date (aplikimi duhet të bëhet te referentja e FSHK-së).

Dokumentet për aplikim:

  1. Çertifikata e lindjes
  2. Transkripta e notave
  3. Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze

Pagesa e shkollimit, qëndrimit, jetesës dhe udhëtimit janë të mbuluara nga projekti ERASMUS+ ku FSHK është përfituese.

Në linkun në vijim mund të gjeni lëndët që mund ti ndjekin gjate studimeve

Gjithashtu informata lidhur me shkëmbimin e studentëve mund te gjeni ne linkun: