1

Mbledhja e radhës e BKI-(Bordit Këshillëdhënës Industrial) në FSHK-09.03.2022

Më date me inicim të Hasani u mbajte mbledhja e radhës e BKI-së në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Vlen të theksohet se gjatë këtij takimi u caktua edhe kryetari i ri i BKI-së duke u bazuar në rregulloren për punën e BKI mandate i kryetarit të kaluar skadoi dhe u zgjodh kryetari i ri Qafëleshi- themelues i kompanisë Makerspace.

U diskutua gjithashtu edhe program TIT që është në Riakreditim dhe u morën sugjerimet nga bizneset për ta përshtatur programin me nevojat e tregut të punës që studentët tanë të jenë sa më shumë të përgatitur për treg të punës.

Vlen të theksohet se u diskutua edhe puna praktike për studentët dhe u rekomandua që të hartohet një plane pune ku do planifikohet si do bëjmë realizimin e punës praktike për studentët aktual dhe të diplomuar.

Gjithashtu u caktuan dy pjesëtar nga radhët e BKI-së në Komisionin për hartimin e programit të ri studimor që FSHK do aplikoj në akreditimin e radhës.

Dhe një çështje tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte edhe ofrimi i ligjëratave për studentët nga radhët e bizneseve për lëndët që i ndjekin në semestrat veror dhe dimëror ku ngeli që Fakulteti të caktoj temat me interes për ligjërim dhe tija prezantoj bizneseve dhe ato do caktojnë personat që janë kompetent për ofrimin e ligjëratave.

 

Për më shumë detaje rreth takimit në linkun në vijim gjeni procesverbalin e takimit.