1

Hulumtimi me grupe studentesh me pajisjet e projektit PhDICTKES

Hulumtimi me grupe studentesh me pajisjet e projektit PhDICTKES

Një grupe prej 7 studentësh kanë marur pjesë në hulumtimin që ka zgjatur më shumë se tre muaj nën mentorimin e Hasani në dy tema kryesore: Analizimi i dizajnit të ueb faqeve të Universiteteve publike në Kosovë (me Pupil Labs) dhe krijimi i qendrës për grumbullimin e të dhënave me senzorë për Smart Agriculture(agrikultura e menqur) dhe Smart City (Qytetet e mençura) të Libelium, këto pajisje janë blerë me fonde nga projekti ERASMUS+ PhDICTKES ku Universiteti është partner.

Rezultatet e hulumtimit janë përshkruan në punim shkencor i cili do dërgohet për publikim në të ardhme dhe gjithashtu të dhënat e grumbulluara përdoren për hulumtime në temat e nivelit master.