

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike përfiton nga projekti Laboratory on Artificial Intelligence in Albania and Kosovo (LAIA) i ERASMUS2027
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është zgjedhur si pjesëmarrës për të përfituar nga projekti “Laboratory on Artificial Intelligence in Albania and Kosovo (LAIA)” i financuar nga programi ERASMUS2027, thirja ERASMUS-EDU-2023-CBHE. Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve në fushën e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë, duke krijuar një laborator bashkëpunimi dhe zhvillimi të teknologjive të kësaj fushe.
Projekti LAIA është koordinuar nga Universiteti i Pireutit, Qendra e Kërkimeve në Pireus, dhe ka përfshirë një konsorcium të organizatave arsimore dhe universitare nga Evropa Lindore. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është përfshirë si një nga institucionet përfituese, duke pasur mundësinë për të zhvilluar dhe përmirësuar programe studimi, trajnime dhe aktivitete të tjera në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Në konsorciumin e projektit, përveç Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, përfshihen edhe universitete të tjera prestigjioze dhe institucione arsimore si Tallinna Tehnikaülikool, Mediterranean University of Albania, University of Elbasan Aleksander Xhuvani, Agricultural University of Tirana AUT, Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), Universum College, dhe University of Prizren Ukshin Hoti.
Ky projekt do të ndihmojë në rritjen e potencialeve akademike dhe shkencore në fushën e Inteligjencës Artificiale, si dhe në bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe organizatave të ndryshme për të ndërtuar një mjedis të përbashkët studimi dhe zhvillimi. Kordinatore e projektit është Prof.Asoc.Dr.Zirije Hasani, gjithashtu në projekt do angazhohen stafi akademik i FSHK-së.