1

Dekanja e FSHK-së, Prof. Ass. Zirije Hasani dhe shefi për mësim, Ph. D. c. Arbër Beshiri kanë qenë të ftuar si panelist në punimet e Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, 2022

Dekanja e FSHK-së, Prof. Ass. Zirije Hasani dhe shefi për mësim, Ph. D. c. Arbër Beshiri kanë qenë të ftuar si panelist në punimet e Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, 2022

Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor, 2022, u mbajt më 21 – 22 shtator 2022 në Prishtinë. Në këtë samit kanë qenë të ftuar si panelist dekanja e FSHK-së, Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani dhe shefi për mësim, Ph. D. c. Arbër Beshiri. Në këtë event mori pjesë si mysafir edhe Ass. Endrit Fetahu, Ph. D. c.

Në sesionin “Key to Enabling Digital Excellence in the Region: (N)RENs” të samitit të mbajtur më , mori pjesë si panelist Ph. D. c. Arbër Beshiri. Në këtë sesion u diskutua rreth rrjetizimit të qështjeve akademike dhe hulumtuese në institucionet e integruara në rrjetet akademike dhe hulumtuese ndërkomëtare të GEANT, përfshirë edhe rrjetet akademike të institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës. Tema e diskutimit ishte vazhdimsi e Konferencës Ndërkombëtare për Rrjetizimin e Arsimit dhe Hulumtimit (TNC22), në të cilën vijoji punimet Ph. D. c. Arbër Beshiri, si përfaqësues i universitetit.

Më datë , dekanja e FSHK-së, Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani ishte paneliste në sesionin “GIZ – Create and Register an “Digital Innovation Hub” into the European Market” të samitit digjital. Në panel u diskutua për Digital Innovation Hub (DIH) ku edhe Universiteti “Ukshi Hoti”-Prizren është pjesë e tij. DIH është në proces të krijimit nga ITP-GIZ në Prizren. UPZ konkretisht, FSHK është koordinator i modulit “Test before invest (Testimi para investimit)” në kuadër të DIH.

Prof. Zirije shpalosi arsyen e pjesëmarrjes në DIH dhe përfitimet që i sjell ai për stafin akademik dhe studentët e universitetit, përkatësisht për FSHK, të tilla si mundësit e hulumtimit të problemeve reale të tregut, mundësitë për studentët për të implementuar idetë e tyre si startup-e, pjesëmarrja në projekte të ndryshme, krijimi i rrjetizimit të universitetit, bashkëpunimi i institucionit akademik me bizneset, etj.